Tre rusët e akuzuar për spiunazh mbeten në burg

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rusja Svetlana Timofeeva e akuzuar për spiunazh në Shqipëri u  paraqit serish para gjykatës. Këtë herë me kërkesë të prokurorisë, e cila kërkon zgjatjen e afateve të paraburgimit.

Por mbrojtja e kundërshton pasi Timofeeva ka kaluar afatet e paraburgimit dhe për pasojë duhej të ishte liruar nga burgu. Gjykata e Elbasanit ka pranuar kërkesën, ndërsa avokati mbrojtjes kërkon përjashtimin e gjyqtarit.

Nisur nga fakti që gjyqtar i çështjes është kryetarja e gjykatës, kërkesën për perjashtim duhet ta shqyrtojë Gjykata e Apelit në Tiranë. Ndërkohë që Rusia i ka paraqitur Tiranës zyrtare një kërkesë për ekstradimin e Timoferva-s, e cia është refuzuar nga e akuzuara.

Share This Article