Durimi është virtyt dhe Brexit është një shkollë durimi, pasi arritëm në një marrëveshje për një largim të rregullt dhe në kuadër të marrëdhënieve tona të ardhshme, deklaroi sot kreu i BE-së për negociatat me Londrën, Michel Barnier duke publikuar marrëveshjen e largimit të Britanisë së Madhe.
”Ishte rezultat i një pune intensive”, theksoi ai.
Kryeministri britanik, Boris Johnson njoftoi sot se kishte arritur një marrëveshje të shkëlqyer për Brexit me Bashkimin Europian, vetëm disa orë nga takimi i BE-së për të vulosur fatin e largimit të Britanisë së Madhe nga BE pas dy javësh.
“Ne kemi një marrëveshje të shkëlqyeshme të re që rifiton kontrollin”, tha në Twitter udhëheqësi konservator.
Ai u bëri thirrje deputetëve britanikë që të miratojnë marrëveshjen në një seancë të jashtëzakonshme parlamentare të shtunën e ardhshme./