• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Kush janë hakerët mercenarë që ndikojnë tek proceset zgjedhore në mbarë botën

Kush janë hakerët mercenarë që ndikojnë tek proceset zgjedhore në mbarë botën

by albnews
24 February, 2023
in Bota
0
3
VIEWS

Nga Mauro Indelicato

“Il Giornale”

Ata kanë ndikuar në të paktën 33 fushata presidenciale në mbarë botën, ashtu si dhe tek një listë e pafundme figurash politike, të cilët kanë rënë viktimë e hakerimit apo fushatave fyese të nisura kundër tyre. Dhe kjo është vetëm një pjesë e punës së kryer vitet e fundit nga i ashtuquajturi “Team Jorge” (Ekipi i Jorges).

Fjala është për një grup hakerash mercenarë me bazë në Izrael, të cilët u shërbejnë “klientëve” që u dërgojnë kërkesa për sabotime politike. Zbulimi i këtij ekipi, ishte rezultat i një investigimi gazetaresk të kryer nga disa gazeta ndërkombëtare. Disa reporterë arritën të depërtojnë brenda kësaj organizate dhe të ekspozojnë veprimtarinë e saj.

E vërteta që u shfaq është ajo e fushatave denigruese të planifikuara, dhe sidomos përdorimi i platformave sociale dhe “hakerimi klasik” i e-maileve dhe i profileve në rrjetet sociale. Vetë anëtarët e Ekipit të Jorges, mburreshin me rezultate të tilla të bujshme. Investigimi nisi korrikun e vitit të kaluar.

Tre gazetarë u hoqën sikur ishin klientë të kualifikuar të “Team Jorge”. Gazetarët i përkasin Radio France, gazetës izraelite Haaretz dhe portalit TheMaker. Pasi kontaktuan me hakerët, ata u thanë se punonin për një agjenci pranë një shteti afrikan të paspecifikuar. Synimi i tyre ishte shtyrja e zgjedhjeve në atë vend.

Nga korriku deri në dhjetor, ata zhvilluan disa takime online me përfaqësues të grupit të hakerave. Pikërisht në këto takime, ata renditën një sërë “suksesesh” të grupit. Nga shtyrja e disa konsultimeve në disa vende të paqëndrueshme, tek nxitja e debatit politik nëpërmjet profileve false dhe shpërndarjes virale të postimeve që synojnë të ndikojnë tek publiku.

Gjatë takimeve, që të gjitha të regjistruara nga klientët e rremë, u shpjegua mënyra e veprimit të Team Jorge. Aktiviteti i parë ishte ai i hakerimit. Në thelb nuk ishte asgjë ndryshe nga situatat e tjera të hasura tashmë në të kaluarën. Ata hakeronin postën elektronike dhe profilet në rrjetet sociale.

Në këtë mënyrë shtinin në dorë informacione konfidenciale, teksa kërkonin në to elementë komprometues, për të nisur më pas një fushatë shpifjesh ndaj personit në fjalë. Sipas asaj që u zbulua nga investigimi, mijëra llogari ishin hakeruar nga ky grup brenda pak vitesh.

Jo vetëm rrjetet më të njohura sociale, por edhe Gmail dhe Telegram. Aktiviteti i hakerimitshoqërohej me prodhimin e lajmeve të rreme, apo për të krijuar situata të turpshme për personin e shënjestruar. Pasi depërtonin në llogaritë e ndryshme, anëtarët e grupit publikonin njoftime të rreme për shtyp, përmes të cilave e komprometonin pozicionin e një politikani apo institucioni.

Në këtë mënyrë, grupime të tëra politike u destabilizuan ndër vite, duke u përfshirë në ngjarje komprometuese. Ndonjëherë, Ekipi i Jorges do të vepronte edhe në sferën privat të viktimave. Gazeta britanike “The Guardian”, ka rrëfyer një episod që lidhet me një eksponent politik të rëndësishëm por të spaspecifikuar.

Një lodër seksi u dërgua me korrier në shtëpinë e tij, që ta bënte gruan e tij të besonte ekzistencën e një lidhjeje jashtëmartesore. Kjo ishte një shenjë se si për të arritur qëllimin e tij, grupi nuk do t’i linte asgjë rastësisë. Por fokusi kryesor i grupit kishte të bënte me fushatat e shpifjeve dhe lajmeve të rreme përmes një “ushtrie” profilesh false në rrjetet sociale. Vlerësohet se grupi mund të ketë menaxhuar deri më sot të paktën 30 mijë llogari të rreme, me të cilat ndikonte tendencat në rrjetet sociale dhe për rrjedhojë pjesërisht edhe vetë opinionin publik. E gjithë kjo ishte e mundur falë sistemit AIMS, shkurtesa e AdvancedImpact Media Solutions. Me këtë platformë të veçantë, mund të krijohen brenda disa sekondash qindra llogari të rreme. Llogaria në vetvete është e aftë të mos ngjallë dyshime në sytë e një përdoruesi të zakonshëm.

Në fakt, emrat dhe fytyrat e krijuara nga hiçi lidhen me profile të ndryshme, dhe më pas vendosen në të gjitha rrjetet sociale më të rëndësishme. Në këtë mënyrë, kushdo që dëshiron të verifikojë vërtetësinë e një profili të caktuar nuk do të kishte asnjë dyshim.

Në “The Guardian” u raportua një shembull tjetër, që kishte të bënte me një fushatë shpifjeje të porositur nga Team Jorge kundër Zyrës së Komisionerit të Informacionit (ICO) në Britaninë e Madhe. Duke u shtirur si klientë të rremë, 3 gazetarët kërkuan në një moment të caktuar (dhe ia arritën) të takoheshin personalisht me grupin e hakerave.

Më pas shkuan në Modi’in, një qytet që ndodhet në gjysmë të rrugës midis Tel Avivit dhe Jerusalemit. Atje grupi ka bazën e tij, dhe në takim ishte i pranishëm edhe ai që pretendonte të ishte kreu i grupit, Tal Hanan, një ish-anëtar i shërbimeve izraelite të sigurisë. Është ai që përdor pseudonimin Jorge, duke i dhënë kësisoj emrin të gjithë grupit. Gazetarët arritën të filmonin në fshehtësi takimin me Hanan.

Në videon 5-minutëshe të publikuar në “The Guardian”, vetë ish-agjenti shpjegon mënyrën e veprimit të ekipit të tij. Ai shpjegoi ndër të tjera, se jo të gjithë në grup janë izraelitë. Aty ka edhe hakerë mercenarë, si dhe menaxherë të mediave sociale dhe specialistë të tjerë të dezinformimit.

“Për momentin jemi të përfshirë në ndërhyrjen në një proces zgjedhur në Afrikë. Por kemi një ekip në Greqi dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe”- thotë Hanan në video. “Kemi ndikuar në 33 fushata presidenciale, dhe në 27 prej tyre kemi qenë të suksesshëm”- shton ai. Se cilat ishin zgjedhjet në fjalë nuk u saktësua.

Por nga qëndrimi i tij dukej i sigurt për veten dhe bashkëpunëtorët e tij. Po ashtu Hananpërmendi shifrat që kërkohen zakonisht nga grupi. Ato variojnë nga 6-15 milionë dollarë, teksa është e mundur të paguhet edhe në kriptovaluta. Gazeta britanike specifikoi se e kishte kontaktuar Hanan, dhe ai mohoi çdo lloj shkelje ligjore.

Për momentin është e vështirë të konstatohet vërtetësia e fjalëve të Hanan dhe anëtarëve të ekipit të tij. Prandaj, është po aq e vështirë të verifikohet se cilat zgjedhje janë ndikuar nga hakerat, në cilat fushata elektorale është ndërhyrë, dhe cilat fushata shpifëse ka drejtuar vërtet Team Jorge.

Deri më tani ka gjurmë të punës së këtij grupit gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2015 në Nigeri. Dyshohet se ai ka bashkëpunuar me Cambridge Analytica, një kompani e implikuar në skandalin e mbledhjes së të dhënave të miliona përdoruesve të Facebook për të ndikuar në fushatat elektorale në Shtetet e Bashkuara.

The Guardian raportoi për disa e-maile të shkëmbyera midis anëtarëve të Team Jorge dhe Cambridge Analytica. Synimi ishte rizgjedhja në detyrë e Goodluck Jonathan. Siç konfirmohet nga disa dëshmitarë të dëgjuar nga gazeta britanike, dy kompanitë kishin të njëjtin objektiv, por funksiononin paralelisht.

Ndërsa Cambridge Analytica synonte të tërhiqte vëmendjen e mediave ndërkombëtare ndaj presidentit në largim në Nigeri, kompania e udhëhequr nga Hanan u ngarkua me mbledhjen e të dhënave komprometuese për të dëmtuar sfidantin Muhammadu Buhari. Por ai operacion dështoi, sepse zgjedhjet u fituan nga Buhari.

Ekipi i Jorges ka vepruar vitet e fundit në Afrikë, Amerikën Latine dhe në një masë më të vogël në Lindjen e Mesme, Evropë dhe SHBA. Por aktivitetet e Team Jorge mund të jenë vetëm maja e ajsbergut. Sepse nën sipërfaqe mund të fshihen jo vetëm aktivitete “të thjeshta” hakerësh, por aktivitete reale që synojnë “para-përgatitjen” e debateve publike dhe ndërhyrjen në fushatat elektorale.

Previous Post

Pamje të frikshme, shkëmbinj gjigantë bien mbi furgonin në hyrje të tunelit

Next Post

Fuga sfidon Gjinushin: Do të kandidoj për kreun e Akademisë së Shkencave!

albnews

albnews

Related Posts

Ministrat e Jashtëm të Britanisë dhe BE-së takohen në Londër pa rezultate konkrete mbi Ukrainën
Bota

Ministrat e Jashtëm të Britanisë dhe BE-së takohen në Londër pa rezultate konkrete mbi Ukrainën

14 May, 2025
Kina mundohet ta zgjerojë ndikimin përmes “Brezi dhe Rruga”, nismës i bashkohet edhe Kolumbia
Bota

Kina mundohet ta zgjerojë ndikimin përmes “Brezi dhe Rruga”, nismës i bashkohet edhe Kolumbia

14 May, 2025
Autoritetet gjermane arrestojnë tre të dyshuar si sabotatorë rusë
Bota

Autoritetet gjermane arrestojnë tre të dyshuar si sabotatorë rusë

14 May, 2025
Next Post
Fuga sfidon Gjinushin: Do të kandidoj për kreun e Akademisë së Shkencave!

Fuga sfidon Gjinushin: Do të kandidoj për kreun e Akademisë së Shkencave!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Autoritetet gjermane arrestojnë tre të dyshuar si sabotatorë rusë

Autoritetet gjermane arrestojnë tre të dyshuar si sabotatorë rusë

14 May, 2025
PS arrin rekord në Fier, Zegjine Çaushi bëhet deputete

PS arrin rekord në Fier, Zegjine Çaushi bëhet deputete

14 May, 2025
Zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria e Përgjithshme: 87 kallëzime të regjistruara, 7 të arrestuar dhe 34 procedime penale

Zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria e Përgjithshme: 87 kallëzime të regjistruara, 7 të arrestuar dhe 34 procedime penale

14 May, 2025
Trump takohet me presidentin sirian Ahmad al Sharaa, ka pesë kërkesa për të

Trump takohet me presidentin sirian Ahmad al Sharaa, ka pesë kërkesa për të

14 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4699 shares
    Share 1880 Tweet 1175
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2392 shares
    Share 957 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1809 shares
    Share 724 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM