ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D  52 minutes ago
74 familjet Durrsake protestojnë para Kryeministrisë kundër projektit TID 1 hour ago
Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza 1 hour ago
Tre zhdukje misterioze në Përmet/ Enigma me një 66-vjeçar, në të njëjtën rrugë janë zhdukur edhe dy persona të tjerë vitet e fundi 1 hour ago
Krim brutal në Britani, 68-vjeçari vret ish-gruan e tij me 19 thika mbi varrin e djalit të tyre 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Shqipëria drejton takimin e Ministrave të Mbrojtjes së Europës Juglindore

albnews by albnews
17 October, 2019
in Albania
0
Shqipëria drejton takimin e Ministrave të Mbrojtjes së Europës Juglindore
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në cilësinë e vendit që mban kryesimin e Sekretariatit të Iniciativës së Ministrave të Mbrojtjes të Europës Juglindore (SEDM), Ministria e Mbrojtjes drejtoi Takimin e Ministrave të Mbrojtjes së SEDM,  i cili u zhvillua në Bukuresht, Rumani.

Me pjesëmarrjen e 16 vendeve anëtare, përfaqësues të lartë nga NATO, si dhe nga organizata të tjera ndërkombëtare si UN dhe RACVIAC, ky takim u drejtua nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, në cilësinë e kryetarit të Sekretariatit të SEDM.

RelatedPosts

74 familjet Durrsake protestojnë para Kryeministrisë kundër projektit TID

Tre zhdukje misterioze në Përmet/ Enigma me një 66-vjeçar, në të njëjtën rrugë janë zhdukur edhe dy persona të tjerë vitet e fundi

Grabiti paratë e klientit, arrestohet në Londër ish-drejtori i bankës në Kombinat

Në fillim të këtij takimi, Koçi prezantoi prioritetet, që do të ketë vendi ynë gjatë kryesimit të kësaj iniciative duke vënë theksin tek “Politika e dyerve të hapura” për çdo shtet tjetër në rajon dhe më gjerë, i cili aspiron të jetë pjesë e këtij forumi me fokusin kryesor promovimin e Sigurisë dhe Mbrojtjes.

U rikonfirmua gjithashtu, si një nga prioritetet kryesore të Iniciativës angazhimi për forcimin e fqinjësisë së mirë ndërmjet vendeve të rajonit si dhe bashkëpunimi në kuadër të trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta.

Më tej, Ministeriali vijoi me qëndrimet e vendeve anëtare dhe fokusin që do të ketë kjo iniciative në të ardhmen, mbi angazhimin e përbashkët për promovimin e paqes dhe stabilitetit ne Europën Juglindore.

Vendet anëtare ranë dakord për të zhvilluar më tej bashkëpunimin në nivel politik dhe ndërqeveritar nëpërmjet aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta të SEDM.

Në këtë takim u miratuan disa dokumente, të cilat do të shërbejnë si bazë për zhvillimin e projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta gjatë vitit te ardhshëm. Takimi u mbyll me miratimin e Deklaratës së Përbashkët të Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të Europës Juglindore.

Ky ishte Ministeriali i parë i SEDM-it i drejtuar nga Shqipëria, gjatë kryesimit 2019-2021.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D 

Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D 

7 November, 2025
74 familjet Durrsake protestojnë para Kryeministrisë kundër projektit TID

74 familjet Durrsake protestojnë para Kryeministrisë kundër projektit TID

7 November, 2025
Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza

Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza

7 November, 2025
Tre zhdukje misterioze në Përmet/ Enigma me një 66-vjeçar, në të njëjtën rrugë janë zhdukur edhe dy persona të tjerë vitet e fundi

Tre zhdukje misterioze në Përmet/ Enigma me një 66-vjeçar, në të njëjtën rrugë janë zhdukur edhe dy persona të tjerë vitet e fundi

7 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result