Tragjedi në Kalabri! Përmbyset anija me emigrantë, humbin jetën mbi 40 persona

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Kalabri të Italisë, ku 40 persona janë gjetur pa jetë në ujërat e plazhit të “Steccato”.

Mediat italiane bëjnë me dije se trupat e pajetë janë gjetur pas përmbytjes së një anijeje të mbingarkuar me emigrantë.

Deti i ‘trazuar’ me dallgë të mëdha u bë shkak i përmbysjes së anijes, e cila mbante numër të madh emigrantësh.

Dyshohet për numër më të lartë të viktimave ndërsa vijojnë puna për gjetjen e trupave.

Kapiteneria e Portit dhe Guardia di Finanza kanë ndërhyrë në vend për shpëtimin, ku të pranishëm janë  edhe policia e shtetit dhe karabinierët së bashku me personelin e 118 dhe Kryqit të Kuq.

Share This Article