Një urë e ndërtuar plot 94 vjet më parë në zonën e Adiyaman, që nga vendasit ka marrë pseudonimin “ura gjermane”, nuk është shkatërruar nga lëkundjet e forta të tërmetit që kanë tronditur Turqinë juglindore të hënën e 6 shkurtit të këtij viti.
Të vetmet probleme të konstatuara në këtë urë të vjetër, që daton saktësisht që në vitin 1929 janë te këmbët e saj, që kanë pësuar një çarje të lehtë, ndërsa pjesa tjetër është e paprekur.
Ura Gjermane, e vendosur në rrethin e Stambollit shërben si rrugë kalimi për 11 provinca, ndërsa është e gjatë 280 metra, e lartë 35 metra, me 12 shtylla dhe 7 harqe.