ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Mahmood pritet të miratojë rregullin ‘vetëm qëndrime të përkohshme’ për azilkërkuesit e suksesshëm 20 minutes ago
Dëbimet pa faj do të ndalohen në Angli nga maji 22 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 26 minutes ago
BBC i kërkon falje Trumpit për redaktimin në Panorama, por refuzon të paguajë kompensim 31 minutes ago
Guvernatori i Oklahomës fal të dënuarin me vdekje pak para injektimit 34 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

Puthen Kurti dhe Vuçiç, artistja nga Prishtina kërcënohet me vdekje për pikturën

albnews by albnews
27 February, 2023
in Kosova
0
Puthen Kurti dhe Vuçiç, artistja nga Prishtina kërcënohet me vdekje për pikturën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në takimet e rralla në Bruksel, zor se i kemi parë të shtrëngojnë duart, por në pikturën kontroverse të një artisteje të re nga Prishtina, Kurti dhe Vuçiç puthen në buzë. “Unë linda kur ishte vendosur paqja dhe lufta kishte marrë fund. Pavarësisht se sa të thella janë marrëdhëniet kaotike mes Kosovës dhe Serbisë mendoj se mentaliteti i rinisë dëshiron paqen me shumë se gjithçka”, thotë Emira Murati.

Kjo vepër është një lloj kritike kundër liderëve të dy shteteve. Piktura e saj, e cila është 3 metra e lartë tregon kryeministrin Kurti dhe Presidentin Vuçiç teksa përqafojnë njëri-tjetrin dhe puthen me sytë e mbyllura.

RelatedPosts

Caktohet data, kur do të dëshmojë në Hagë ish-komandanti i NATO-s Wesley Clark

Rasti Vukashinoviq mbetet mister – avokati Niniq: Mafia e ka prangosur shtetin, prokuroria po hesht

Ankesa për Serbinë, kryenegociatori Bislimi: Nuk po pranojnë ndihmat për shqiptarët

“Historia regjistron puthjet për momentet e dhimbjes dhe lamtumirës. Por historia na kujton gjithashtu edhe për puthjet e vëllazërisë e madje edhe të tradhtisë. A do të jetë kjo një prej tyre”, kështu shkruante Ermira më 17 shkurt, kur prezantoi në rrjetet social pikturën e saj, me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë.

Por teksa Kurti dhe Vuçiç bëhen gati të nënshkruajnë një marrëveshje paqeje, e reja nga Prishtina po përballet me një luftë të vërtetë. Mijëra komentues në rrjetet sociale kane reaguar me mesazhe urrejtje e madje edhe kërcënime me vdekje ndaj pikturës. “Ti meriton plumbin”, i shkruan një përdorues.

“Kërcënimet nuk kanë ndikim tek unë. Nuk do më ndalin. Në momentin qe reagojnë e kuptoj se mesazhi ka shkuar në vendin e duhur”, thotë ajo. Murati tregon se piktura e re përcjell mesazh të pastër politik, dhe se është e mësuar me kërcënimet. Edhe vitin e kaluar u përball me një reagim të njëjtë kur realizoi një pikturë të dy burrave me kostume tradicionale që putheshin në buzë, si gjest mbështetje për komunitetin gay në Kosovë.

Puthja e famshme

Credit: AP Photo / Helmuth Lohmann / Corbis
Puthja vëllazërore socialiste mori vëmendjen mbarëbotërore në vitin 1979 kur Erich Honecker dhe Leonid Brezhnev, udhëheqësit e Republikës Demokratike Gjermane të Gjermanisë Lindore dhe BRSS u fotografuan të përqafuar për 30-vjetorin e themelimit të Republikës së Gjermanisë Lindore. Fotografi Regis Bossu fotografoi momentin kur të dy liderët putheshin në buzë. Ajo foto u bë e njohur si “Puthja” nga shtypi dhe revistat në mbarë botën

Credit: AP Photo / Helmuth Lohmann / Corbis
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Mahmood pritet të miratojë rregullin ‘vetëm qëndrime të përkohshme’ për azilkërkuesit e suksesshëm

Mahmood pritet të miratojë rregullin ‘vetëm qëndrime të përkohshme’ për azilkërkuesit e suksesshëm

14 November, 2025
Dëbimet pa faj do të ndalohen në Angli nga maji

Dëbimet pa faj do të ndalohen në Angli nga maji

14 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

14 November, 2025
BBC i kërkon falje Trumpit për redaktimin në Panorama, por refuzon të paguajë kompensim

BBC i kërkon falje Trumpit për redaktimin në Panorama, por refuzon të paguajë kompensim

14 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result