Policia angleze ka vënë në pranga katër persona, të cilët akuzohen se kanë kontrabanduar në mënyrë të paligjshme emigrantë drejt britanisë së madhe me gomone, duke i sjellë nga belgjika.
Mediat vendase raportojnë se mës të arrestuarve janë dy shtetas shqiptarë të moshës 44 dhe 48 vjeç të cilët u arrestuan në Notingham, një irlandez u arrestua në Buckinghamshire.
Ndërkohë në pranga ka rënë edhe një 51-vjeçar shqiptar i cili akuzohet si bashkëpunëtor në emigracionin e paligjshëm.
Hetuesit akuzojnë 3 shqiptarët se kanë blerë një gomone dhe e kanë përdorur atë për udhëtimet nga Belgjika drejt Britanisë, ndërsa emigrantët i zbarkonin në Margate, në Kent.
Të gjithë shqiptarët dyshohet se janë pjesë e një bande që merrej me trafikim klandestinësh. Ky operacion vjen pak pas arrestimit në Belgjikë të dy personave më 30 tetor 2022, të cilët ishin si pjesë e rrjetit.
12 emigrantë, përfshirë një fëmijë, që të gjithë besohet të jenë shtetas shqiptarë, u morën gjithashtu në paraburgim nga autoritetet belge.