Tjetër vrasje, viktima sërish një grua

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Teksa i gjithë opinioni publik u trondit nga vrasja e dyfishtë në Paskuqan, ku Dan Hutra qëlloi me breshëri në shtëpinë e ish-bashkëshortes, Policia e Tiranës ka njoftuar se pothuajse në të njëjtën orë ka ndodhur një tjetër vrasje.

Bëhet fjalë për Etleva Kurtin, 31 vjeçare e cila u gjet e vrarë me armë zjarri në banesën e saj në Kamëz, në rrugën “Besëlidhja”. Policia aktualisht thotë se rrethanat e vrasjes së të resë janë të paqarta.

Po ashtu nuk dihet as identiteti i autorit/ëve të dyshuar.

“Ndërkohë kemi pasur një ngjarje tjetër kriminale në Kamë në rrethana të paqarta është vrarë një shtetase 31 vjeçe.  Për të dyja ngjarjet është ngritur një grup i posaçëm hetimor ku vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të ngjarjes në Kamëz”, tha për gazetarët zëdhënësi i policisë, Gent Mullai.

Ai u shpreh se është e paqartë dhe nuk ka të dhëna akoma nëse bëhet fjalë për një krim brenda familjes apo jo, por policia po punon për ta sqaruar. Mullai u shpreh se nga informacionet nuk bëhet fjalë që të dyja ngjarjet të kenë të njëjtin autor.

“Për momentin nga të dhënat e para nuk kemi të bëjmë me të njëjtin autor, pra ngjarja e parë dhe ngjarja e dytë nuk janë të lidhura me njëra tjetrën, por po punojmë dhe në vijim do të keni një informacion më shterues për të gjitha ngjarje”, tha ai./tvklan.al

Share This Article