Protestë para Ambasadës së Suedisë për Nobelin për Handken

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me këtë porosi, një grup protestuesish nga Prishtina kundërshtuan dhënien e çmimit “Nobel për Letërsi ” për shkrimtarin austriak, Peter Handke, i cili njihet si përkrahës i Sllobodan Millosheviqit.

Një zarf me fotografi që dokumentojnë dëshmi të krimeve të Millosheviqit, iu dorëzua Ambasadës Suedeze në Prishtinë. Protestuesit kanë kërkuar që këto dëshmi t’i dërgohen Akademisë Suedeze, që ndan çmimin prestigjioz letrar, raporton KTV.

Numri i protestuesve që dolën para Selisë së Ambasadës Suedeze në Prishtinë, nuk ishte i madh, por ata u mblodhën me një qëllim të përbashkët.

Peter Handke, kaherë qe rreshtuar përkrah regjimit të Slobodan Milloshevqit, derisa kishte dalë hapur kundër bombardimeve të NATO-s më 1999. Në vitin 2006, ai mbajti fjalim në funeralin e Millosheviqit.

Ndarja e çmimit “Nobel për Letërsi” për përkrahësin e Millosheviqit, u shoqërua me reagime të shumta në media dhe rrjete sociale.

Share This Article