Apeli çoi çështjen në rigjykim, Bylykbashi: Gjykata nën presion, vendim për përjashtimin e opozitës
Përfaqësuesi i grupimit Berisha në PD, Oerd Bylykbashi tha se vendimi për dërgimin në rigjykim i çështjes së drejtimit të PD, ishte marrë nën presionin e Edi Ramës. “Është vendim për përjashtimin e opozitës nga zgjedhjet, tha ai. Është një vendim i cili haptazi ka thyer çdo rregull që ka vendosur deri më sot legjislatori dhe jurisprudenca, duke pranuar ankimin e një grupimi që i ka shërbyer Edi Ramës që Shqipëria të mos ketë opozitës”, tha ai.
Ndërsa Endrit Sefa, avokati i palës së Alibeajt, tha se të hënën, PD do të regjistrohet në KQZ. “PD ka organet legjitime të saj. Palët duhet të reflektojnë”, tha ai.
Më herët, Gjykata e Apelit Tiranë vendosi të dërgojë në rigjykim në Shkallë të Parë çështjen për drejtimin e Partisë Demokratike. Gjykata pranoi kështu një prej kërkesave të grupimit Alibeaj, që kishte kërkuar ose vendim për rrëzimin vendimit të Shkallës së Parë, ose rikthim për rigjykim. Ndërkohë, grupimi Berisha kishte kërkuar që të mos legjitimohej ankimi i bërë nga Enkelejd Alibeaj.