Punime në sistem, çfarë duhet të kenë parasysh qytetarët që do të udhëtojnë drejt Greqisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në pikat kufitare të kalimi drejt Greqisë do të ketë vonesa dhe ndërprerje të herëpashershme të punës. Ndërprerjet do të jenë për shkak të punimeve në sistemin e përpunimit të të dhënave, me qëllim instalimin e sistemit të ri SIS.

Për këtë arsye, policia ka njoftuar qytetarët që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt shtetit fqinj nga ora 09:00 deri në orën 18:00 të së martës, që të mbajnë parasysh vonesat që mund të krijohen.

Bëhet po ashtu e ditur që nuk do të kenë pengesa për të kaluar vetëm shtetasit grekë dhe shtetasit që kanë leje qëndrimi në Greqi.

“Për të mos krijuar radhë, pritje të gjata dhe konfuzion në pikat e kalimit kufitar, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe të drejtuesve të automjeteve që të shmangin lëvizjet drejt pikave të kalimit kufitar me Greqinë, në harkun kohor 09:00 – 18:00,” bën apel policia e shtetit.

Share This Article