Kreu i bankës më të madhe zvicerane UBS, Ralph Hamers ka fituar 12.6 milionë franga [12.68 milionë euro] gjatë vitit 2022.
Kjo është rreth 1.1 milion euro më shumë se një vit më parë, kur ai pati fituar “vetëm” 11.5 milionë franga [11.58 milionë euro].
Këto shifra dalin nga raporti vjetor i bankës UBS.
Pagat e të gjithë menaxhmentit të bankës nga ana tjetër, kanë pasur një rënie të lehtë, në rreth 107 milionë franga [107.76 milionë euro].
Paraardhësi i Hamerit në këtë post, Sergio Ermotti kishte marrë 13.3 milionë franga [13.39 milionë euro] për vitin 2020 dhe 12.5 milionë [12.59 milionë euro] për vitin 2019.
Kryetari i Bordit të Drejtorëve, Colm Kelleher gjatë vitit 2022 ka fituar 4.8 milionë franga [4.83 milionë euro].
Reklama
Banka më e madhe zvicerane ka gjeneruar 7.12 miliardë euro vitin e kaluar. /Albinfo/