Pamjet e kamerave të sigurisë tregonin sot momentet kur një emigrant iraken në Angli qëllon me thikë një student universiteti vetëm për të krijuar një precedent kriminal që të depërtohej nga vendi prej autoriteteve.
18 vjeçari Ellis Wheeler, u plagos rëndë kur 28 vejcari Rebaz Mohammed, e goditi atë teksa ishte duke ecur mes parkut Hoglands në Southampton në jug të Britanisë në fund të vitit të shkuar.
Pamjet e rënda tregojnë Mohammed që nxjerr thikën e kuzhinës për të goditur adoleshentin në shpatull, para disa dëshmitarëve të tmerruar.
Wheeler arriti t’i shmangej goditjeve të tjera por më vonë raportohet se humbi ndjenjat teksa priste ndihmën mjekësore.
Një nga shokët e tij kishte njoftuar më pas emergjencën dhe kishte mbajtur mbyllur plagën derisa erdhi policia.
Mohammed u arrestua në vendngjarje dhe u tha oficerëve se kreu sulmon sepse donte të deportohej nga Britania drejt vendit të tij.
Avokati i tij Richard Tutt, tha në gjykatën e Southampton: ‘Mohammed besonte se sic i kishin thënë, se duhet të kryente një krim serioz që ta largonin nga vendi. Ai është një person naiv dhe është penduar për veprimin.”
Mohammed ka ardhur në Britani ilegalisht me një barkë, dhe në kohën e krimit jetonte në një hotel refugjatësh në Bournemouth.
Ai nuk ishte në punë dhe nuk kishte para, prandaj kishte nisur përpjekjet për t’u përzënë nga vendi sa më parë.
I akuzuari ishte dënuar më parë për një konflikt të dhunshëm në 2022 dhe kreu 12 muaj burg.
Ndërsa viktima Wheeler, student në vitin e parë në Universitetin Solent qëndroi disa ditë në spital pas një shpimi në mushkëri nga goditja.
Gjyqtari tha: “Ti dojë të shkaktoje një plagosje serioze për të arritur qëllimet e tua, ti mund ta kishe vrarë viktimën”.