Njerëzit që jetojnë në lindje të Rusisë janë shënjestruar edhe një herë nga hakerët, me sa duket duke sugjeruar se ata kishin qenë subjekt i një sulmi bërthamor.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kjo është hera e tretë që stacionet mediatike në vend transmetojnë “paralajmërime mashtrimi” në pak më shumë se dy javë.
Më 22 shkurt, një alarm i rremë i mbrojtjes civile tha se një “lajmërim për sulm ajror” ishte në fuqi, ndërsa një tjetër më 28 shkurt tha se kishte një “kërcënim rakete”.
Ndërsa mesazhi i së enjtes, megjithatë, përfshinte një detaj të ri – një udhëzim për ata që dëgjojnë ‘të marrin pilula’, të cilat zakonisht përdoren në emergjencat e rrezatimit.
Ata që shikonin televizor panë një hartë të Rusisë duke u kthyer gradualisht në të kuqe nga perëndimi në lindje, ndërsa një zë thoshte: “Kishte një sulm. Shkoni urgjentisht në një strehë”.
Ekranet u ndezën gjithashtu me një shenjë paralajmëruese të rrezatimit të zi dhe të verdhë dhe një mesazh që thoshte: “Të gjithë të strehohen menjëherë”.
Sipas raportimeve, imazhet ndërprenë programet televizive dhe radiofonike në Moskë dhe rajonin e Sverdlovsk, duke përfshirë qytetin e katërt më të madh të vendit, Yekaterinburg.
Ministria e Emergjencave të Rusisë tha: “Një alarm i rremë për sulm ajror u transmetua në Moskë pasi serverët e stacioneve radiofonike dhe kanaleve televizive u hakuan”.