Pa kaluar 24 orë! Vijnë ofertat e para për Lineker, BT Sport: Do hapim zyra në zonën ku jeton ti

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

62-vjeçari e ka mbuluar Ligën e Kampionëve të BT Sports për gjashtë vjet deri në vitin 2021.

Pa kaluar 24 orë nga pushimi i tij nga BBC, nisin ofertat për Gary Lineker! BT Sport kërkon që prezantuesi të rikthehet për mbulimin e sezonit të ardhshëm të funtbollit. 62-vjeçari e ka mbuluar Ligën e Kampionëve të BT Sports për gjashtë vjet deri në vitin 2021.

“BT Sport do të rihapet si TNT Sports këtë verë pasi u mor përsipër nga Warner Brothers Discovery dhe sipërmarrja e përbashkët janë në treg për prezantimin e talenteve. Zyrat e reja do të jenë pikërisht pranë vendit kur jeton Lineker, ndaj nuk besojmë se do të jetë e vështirë që ai të pranojë,”- thuhet në njoftim.

Vendimi i befasishëm i BBC për të pezulluar Lineker të premten pasdite ka pasur një ndikim shkatërrues në planifikimin e tyre sportiv në televizion dhe radio këtë fundjavë pasi kolegët e ekspertët dhe komentuesit refuzuan të punojnë në shenjë solidariteti me kolegun e tyre.

Ç’ka ndodhur? 

Lineker nuk do të prezantojë “Match of the day” këtë fundjavë pasi BBC njoftoi se postimi i tij i fundit në ‘Twitter’ që krahasonte planin e qeverisë për emigrantët e paligjshëm me Gjermaninë naziste shkelte rregullat e paanësisë. Korporata tha se Lineker do të tërhiqej nga prezantimi i programit derisa ai dhe shefat e tij të binin dakord për përdorimin e tij të mediave sociale. 

E gjitha nisi pasi, sipas Lineker e komentoi çështjen e emigrantëve si një politikë jashtëzakonisht mizore të drejtuar ndaj njerëzve më të cenueshëm në gjuhë jo të ndryshme nga ajo e përdorur nga Gjermania në vitet ’30. Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman iu përgjigj duke u shprehur se ishte e fyer nga këto komente.

Share This Article