Basha kërkon Qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Koha e fjalëve ka mbaruar. Ka ardhur koha që populli të vendosë fatin e vet. Duhet qeveri teknike kalimtare dhe zgjedhje të parakohshme për të zgjidhur situatën në vend”, deklaroi sot në Laç, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“E di, që kjo trevë është goditur nga qeveria për t’ju detyruar për t’u larguar nga vendi juaj. E di, që prej një viti 3500 familje me ndihmë ekonomike janë larguar nga ndihma ekonomike. E di, që ka tre fshatra pa energji, sepse qeveria u ka prerë dritat në vend që t’i subvencionojë dhe t’u japë para. E di, se spitali i qytetit tuaj është në gjendje më të keqe se sa spitalet fushore të Luftës së Parë Botërore. E di, se buxheti i shteti dhe taksat tuaja janë shndërruar në pasuri për pushtetarët”, tha Basha.

Ai tha se Koha e fjalëve ka mbaruar. “Ka ardhur koha që populli të marrë në dorë fatin e tij. Kanë kaluar gjashtë vite dhe e keqja është ngulur thellë e më thellë. Nuk ka zhvillim, mirëqenie dhe Europë me Edi Ramën”, tha Basha.

Basha kërkoi qeveri teknike kalimtare dhe zgjedhje të parakohshme për të dalë nga kjo gjendje.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply