“Nëse nuk vdes sot, jam i pavdekshëm” – prapaskena nga veprimet e Ancelottit që përfshihen në dokumentarin për Real Madridin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dokumentari “Real Madrid: Hasta el final” i realizuar Apple TV ka sjellë në dritë një skenë të paprecedentë nga zhveshtorja e klubit spanjoll në Ligën e Kampionëve të edicionit të kaluar.

Nga pjesë të shkëputura, janë edhe dy ndeshjet e Los Blancos ndaj Chelseat në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Kam vdekur, i vdekur… nëse nuk vdes sot, jam i pavdekshëm”, dëgjohet duke thënë Carlo Ancelotti.

“E pabesueshme, çfarë atmosfere. Faleminderit të gjithëve” , kishte thënë italiani para kamerës që po incizonte brenda zhveshtores së tyre.

Real Madrid kishte fituar 3-1 në ndeshjen e parë në Stamford Bridge, por Chelsea i vuri në skilet kur shënoi tri gola në Santiago Bernabeu.

Rodrygo kishte realizuar për 3-1 në dhjetë minuta të mbetura nga koha e rregullt dhe në kohën shtesë Benzema shënoi në minutën e 96-të, për t’i eliminuar Blutë.

Share This Article