Pas shpalljes së Vjosës Park Kombëtar, Kryeministri Rama ka folur nismën e qeverisë deri në marrjen e vendimit. I njohur si i fundmi lume i egër në Evropë, kreu i qeverisë nga Tepelena foli për investimet që do të ketë në bashkitë që lagen nga Lumi Vjosë.
Gjatë fjalës së tij Kryeministri Rama nuk ka kursyer kritikat dhe ironitë ndaj shoqatave të ndryshme evropiane, të cilat më herët kanë mbështetur lëvizjet kundër dëmtimit të Vjosës.
Mbi 12700 hektarë është zona e mbrojtura përgjatë lumit Vjosë dhe degëve të tij. Kryeministri Rama deklaroi se ka nisur bisedimet me palën greke, aty ku fillon Vjosa, për ta trajtuar lumin si pasuri të përbashkët.
Ndërsa për menaxhimin e Parkut kombëtar të Vjosës, qeveria po sheh mundësinë e aplikimit e të njëjtës formulë menaxhimi si ajo në Parkun Kombëtar të Butrintit.