Kocijancic i përgjigjet Vuçiqit për “zarfet me helm nga Serbia”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zyra e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Maja Kocijançiç, i është përgjigjur përmes twitterit letrës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, në lidhje me helmimin e numëruesve të votave të arritura nga Serbia, raporton B92.

“President i dashur, Vuçiq, ju faleminderit për letrën përmes Twiterit. BE-ja aktualisht po pret rezultatet e hetimit”, ka shkruar Maja Kocijançiç dhe ka shtuar se Misioni i BE-së për përcjelljen e zgjedhjeve në Kosovë me kujdes po ndjek rastin.

Presidenti serb, Vuçiq, me herët kishte drejtuar një letër në adresë të zëdhënëses së përfaqësueses së lartë të BE-së, Maja Kocijançiç, përmes rrjetit Twitter, në të cilën kërkonte t’i tregonte nëse serbët kanë helmuar shqiptarët me antraks dhe me noviçok, dhe nëse kjo nuk është e vërtetë të tregojë publikisht kush e trilloi këtë përrallë.

Share This Article