Publikohet videoja e përplasjes së dronit amerikan me aeroplanin luftarak rus mbi Detin e Zi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komanda Evropiane e ushtrisë amerikane ka publikuar pamjet e incidentit mbi Detin e Zi, ku përfshihet një dron vëzhgues amerikan dhe një aeroplan luftarak rus që ndodhi disa ditë më parë.

Videoja u deklasifikua dhe u publikua së fundmi, duke treguar momentet kritike të përplasjes në ajër, për të cilën Pentagoni tha se procesi i gjurmimit zgjati 30-40 minuta, transmeton Telegrafi.

Videoja tregon kamerën e dronit MQ-9 Reaper duke u drejtuar mbrapsht drejt bishtit dhe helikës së dronit, i cili është i montuar në pjesën e pasme.

Një aeroplan luftarak rus Sukhoi SU-27 u shfaq më pas duke u afruar. Ndërsa përgjonte dronin amerikan dhe i afrohej atij, gjuajtësi rus i hedh karburant dronit.

Në pjesën e dytë të videos, shihet një aeroplan rus duke kaluar edhe një herë pranë dronit, duke u afruar dhe duke hedhur sërish karburant.

Pamjet më pas ndërpriten për pak sekonda derisa aeroplani luftarak rus përplaset me MQ-9 Reaper, e kur rikthehen pamjet, mund të shihet helika e dronit, këtë herë e dëmtuar nga përplasja.

Kjo situatë e krijuar detyroi operatorin e dronit amerikan që ta rrëzojë në Detin e Zi. Në anën tjetër, Rusia mohon se kishte pasur përplasje, e amerikanët theksuan se operatorët nga distanca kanë shlyer softuerin e dronit, me qëllim që materiale e fshehta të mos binin në duart e rusëve.

Share This Article