“Kam qarë ditë e natë”, nëna lehonë kthehet pranë fëmijës, rrëfen ditët në burg

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pasi gjykata i dha liri, Diana Bahçja tanimë ndodhet pranë foshnjës së saj. Akoma e tronditur nga qëndrimi në qeli, nëna lehonë tregon gjendjen emocionale që kaloi në burg ku ishte e detyruar të qëndronte vetëm 8 ditë pasi kishte sjellë në jetë fëmijën e saj.

Diana kishte shprehur disa herë para institucioneve përgjegjëse që e burgosën sapo kishte lindur, por askush nuk i kishte marrë parasysh deklaratat e saj.

Kjo ngjarje solli revoltën tek opinion publik. Edhe pse ende e shokuar, Diana ka një falënderim për gjithë qytetarët që janë solidarizuar me rastin e saj.

Diana u lirua nga qelia me vendim të gjyqtarit Ardit Mustafaj, me kushtin për të paguar gjobën, të cilën e kishte marrë nën pretendimin se kishte braktisur fëmijën nga martesa e parë, por ajo deklaroi se e ish-bashkëshorti e dhunonte dhe nuk e lejonte të takonte vajzën. 

Share This Article