Kryeministri Zaev: Shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Zoran Zaev, sot në konferencë për shtyp, ka kërkuar që sa më shpejtë të organizohen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Kjo vjen pas mosfillimit të negociatave me BE-në, ku Franca refuzoi dhënien e datës në Samitin e fundit në Bruksel.

“Para dy dite Brkuseli na bëri padrejtësi, ne kemi kryer të gjitha obligimet. Ata nuk e mbajtën fjalën dhe nuk dhanë datë. Ky është një gabim historik i Evropës. Falënderojmë shumicën e liderëve të Evropës. Ky është një vendim i Evropës dhe problemeve të tyre të brendshme. Ne jemi përgjegjës dhe kjo  kërkon nga ne vendim serioz, secili politikan duhet të jetë përgjegjës, dal me përgjegjësi para qytetarëve. Ëndrra evropiane e Maqedonisë nuk do të shuhet. Për këtë marr përgjegjësi, organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ky do të jetë edhe propozimi im në mbledhjen e liderëve”, tha mes tjerash Zaev.

Share This Article