‘Në 14 maj ta nisim fitoren nga Kukësi. Dr. Admir Sinamati, kandidati më i mirë i primareve të PD-së’.
Në një takim të zgjeruar me anëtarë të seksioneve 1-2 të PD-së së qytetit të Kukësit, ka nisur edhe rruga drejt fitores së bashkisë së Kukësit në 14 maj.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe deputetja e PD-së, Albana Vokshi, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, i deleguari politik për qarkun e Kukësit, Isuf Çelaj dhe shefi i shtabit zgjedhor në Kukës, Safet Sula.
Gjatë fjalës së tyre, ata kanë dhënë mbështetjen e tyre të gjithanshme për kandidatin e Partisë Demokratike në Kukës, Doktor Admir Sinamati.
‘Votoni për të ardhmen tuaj, për të ardhmen e fëmijëve tuaj’, ishte mesazhi i të gjithë të pranishmëve në këtë takim.