Kreu i partisë opozitare Lidhja Demokratike e Kosoves (LDK) e quajti marrëveshjen në Ohër, mashtrim dhe humbje të një mundësie historike.
‘Ky është epilogu i Kurtit si kryeministër në dialog’, thotë Lumir Abdixhiku. Sipas tij, përfundoi një kauzë politike e rreme, që Kosovës i kushtoi tmerrësisht shumë.
‘Kushtet e vëna, fjalimet e thëna, qëndrimet e dhëna, thjeshtë u zhbënë’, konstaton kreu i LDK-së.
Sipas Abdixhikut, ajo që u arrit është një marrëveshje pa njohje, jo finale dhe me asociacion në të.
‘Kjo gjendje e re, e shndërruar si detyrim integrues për vendin tonë, është e pariparueshme më’, thekson Abdixhiku, ndërkohë që kanë munguar reagimet e përfaqësuesve të tjerë opozitarë.