Marrëveshja pa firmë, Vuçiç: Serbia nuk mund të nënshkruajë marrëveshje juridike ndërkombëtare me Kosovën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se nuk e ka nënshkruar aneksin për zbatimin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, “sepse Serbia është shtet i njohur ndërkombëtarisht, ndërsa Kosova nuk është”.

Prandaj, sipas tij, nuk mund të arrihet një marrëveshje juridike ndërkombëtare mes dy vendeve.

“Askush nuk mund t’ia imponojë Serbisë obligimin për të njohur Kosovën. Serbia mund të punojë në zbatimin e marrëveshjes, deri te vijat e kuqe”, ka thënë ai.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar pas takimit të djeshëm me Vuçiç se me aneksin e zbatimit është bërë njohja “de facto” e shtetit të Kosovës nga Serbia.

Share This Article