Dy rastet kur britanikët korrigjojnë emërtimet e artefakteve shqiptare në Londër

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy herë institucionet kombëtare britanike kanë ndryshuar emërtimet në objekte muzeale të ekspozuara në Muzeun Britanik.

Rasti i parë ka ndodhur në vitin 2012, kur shkas u bë ankesa e drejtuesit të shoqatës së Bajronistëve shqiptarë, ish Ambasadorit, Profesorit dhe përkthyesit të paharruar Afrim Karagjozi. Përmes një letër-ankesë të iniciuar prej zotit Karagjozi dhe firmosur nga rrjeti i shoqatave që formojnë Akademinë botërore të Bajronistëve, portretit rë Lord Bajronit të veshur me kostumin e famshëm lunxhiot, iu ndryshua emërtimi i cili shënohej si kostum i zonës së Epirit në Greqi.

Prej atij momenti, kostumi i ekspozuar në Muzeun Nacional të Londrës mban nënshkrimin  Kostum i zonës së Lunxhëriaë në Shqipërinë jugore. Ndërsa rasti i dytë përsëritet së fundi, pas letrës që anetari i këshillit shkencor të UNESCO, zoti Auron Tare i adresoi Drejtorit të Përgjithshëm të Muzeut Britanik, në Londër.

Institucioni, paskëtaj ka vendosur të ndërrojë emërimin e zbulimit të koleksionit të monedhave romake të në Butrint, nga “Buthrotum Epir Greqi”, në Buthrotum Epir Shqipëri. Muzeu Britanik është qendra më e rëndësishme e Muzeulogjisë Botërore.

Në përgjigjen e dërguar nga kuratori i Departamentit të Monedhave dhe Medaljeve, Tom Hockenhull, shkruhet se kërkesa e z.Tare është e drejtë dhe pas një kërkimi të mirfilltë u pa e arsyeshme se emërtimi i koleksionit të monedhave të Butrintit të ndryshojë emërtesën e saj në Buthrotum Epir, Albania.

Share This Article