4 persona humbën jetën pasi një helikopter i ushtrisë u rrëzua në një zonë rezidenciale në Kolumbi gjatë fundjavës.
Në video e publikuar në rrjetet sociale shihet momenti teksa mjeti fluturues i Ushtrisë Kombëtar të Kolumbisë bën disa spirale në qiell për t’u përplasur më pas në tokë.
Dhjetëra rezidentë në Quidbo ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje të rëndë dhe shkuan në ndihmë të personave në bord, por nuk mundën t’i shpëtonin.
Për aksidentin reagoi dhe presidenti Petro, i cili kërkoi një hetim të thellë për motive që çuan në rrëzimin e helikopterit.