Një pasagjer dërgoi përmbaruesin në aeroportin e Lutonit për t’u përballur me Wizz Air për paratë që i detyroheshin, pasi pushimet e familjes së tij u anuluan në minutën e fundit. Pas muajsh pritjeje për rimbursimin e Wizz Air, ai shkoi në gjykatë dhe përfundoi duke dërguar përmbaruesit. Wizz Air pagoi 4500 paund kërkoi falje.
“Mënyra se si klientët janë trajtuar nga Wizz Air ka qenë tronditëse, e keqe dhe e dobët” – tha për BBC, Quirk, një ekspert i pronave nga Brentwood, në Essex.
Ai kishte rezervuar fluturimin nga Aeroporti Luton për në Faro të Portugalisë në janar të vitit të kaluar për një pushim familjar me gruan dhe tre vajzat e tij. Quirk u zgjua herët në mëngjes, ditën e fluturimit dhe lexoi një mesazh nga Wizz Air që thoshte se udhëtimi ishte anuluar.
“Nuk kishte asnjë shpjegim, asnjë alternativë të ofruar dhe asnjë falje. Më duhej të zgjoja tre vajzat e mia dhe t’u thosha se nuk do të shkonim me pushime, ato ishin shumë të mërzitur”, – shtoi ai.