Nesër kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Britanisë së Madhe.
Në këte vizitë në Londër kreu i qeverisë shqiptare do të takohet me homologun e tij, Rishi Sunak.
Një nga çështjet që do të diskutohet është ajo e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë në Britaninë e Madhe
Kryeministri Rama do të marrë pjesë gjithashtu në një aktivitet të rëndësishëm ku pritet të diskutohen pikat e mëposhtme:
Si po i përgjigjet Shqipëria agresionit rus dhe cili është qëndrimi i saj ndaj Ukrainës?
Ku beson Tirana se Kina përbën kërcënimin më serioz?
Si mund t’i përgjigjen më mirë vendet evropiane migracionit të paligjshëm dhe të kontrollojnë më mirë fluksin e njerëzve?
Si ndikohet rajoni i Ballkanit Perëndimor nga lufta në Ukrainë dhe si mund të kontribuojë në sfidat e sigurisë të paraqitura nga lufta?