Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja zhvilloi sot një takim në Londër, me zëvendëskryeministrin, njëkohësisht Sekretar i Shtetit për Drejtësinë dhe Lordi Kancelar për Mbretërinë e Bashkuar, Dominic Raab.
Ministri Manja bëri të ditur se, gjatë takimit u diskutua për të çuar përpara bashkëpunimin në fushën e drejtësisë, luftën kundër krimit të organizuar dhe për zbatimin e marrëveshjes dypalëshe në fushën e ekzekutimit të vendimeve penale, e cila është në fuqi që prej vitit 2021.
Manja ndodhet për një vizitë zyrtare në Londër, ku po merr pjesë në Konferencën e Ministrave të Drejtësisë, ku dhe riafirmoi mbështetjen e Shqipërisë, qeverisë shqiptare dhe popullit shqiptar në hetimin e krimeve të luftës mbi popullsinë civile në Ukrainë në kuadrin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare.