Raketat me uranium për Ukrainën, Rusia-Britanisë: Po bëni njësoj si me Jugosllavinë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një luftë deri në ukrainasin e fundit mund të shndërrohet në një luftë deri në europianin e fundit. Është ky reagimi dramatik i Moskës, lidhur me lajmin se Britania e Madhe do të furnizojë Kievin me predha antitank me uranium të varfëruar.

Kreu i Dumës ruse, Viaçesllav Volodin paralajmëroi se një vendim i tillë do të çonte drejt një tragjedie të shkallës globale që do të godiste kryesisht shtetet europiane. Lidhur më çështjen reagoi më vonë edhe ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, i cili gjithashtu paralajmëroi për përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve.

 “Ky është një hap drejt përshkallëzimit të mëtejshëm, drejt rritjes serioze të tensioneve. Pati deklarata të disa përfaqësuesve perëndimorë, në të cilat thanë se nuk ka asgjë për të patur frikë, se predhat me uranium të varfëruar nuk janë të ndaluara, që ata nuk po shkelin asnjë konventë. Por të gjithë e mbajmë mend rezultatin nga përdorimi i raketave me uranium të varfëruar në Jugosllavi apo Irak.

Dhjetëra mijëra civilë dhe ushtarë të NATO-s që përdorën predhën me uranium të varfëruar u prekën. Pati një shpërthim në sëmundjet e rrezikshme dhe ato onkologjike. Toka u helmua për dekada”, tha Sergei Lavrov, ministër i Jashtëm i Rusisë.

Share This Article