Një person plagosi dy mësues në një shkollë të mesme në Denver, SHBA.
Autori është në arrati, tha policia.
Kryetari i bashkisë së Denverit, Michael Hancock, paralajmëroi qytetarët që të mos i afroheshin sulmuesit sepse ai është armatosur, i rrezikshëm dhe i gatshëm për të përdorur një armë. Ai bëri thirrje të njoftohet policia nëse ka ndonjë informacion.
Dy të plagosurit janë dërguar në spital. Shkolla u mbyll deri në përfundim të hetimeve.
Për momentin nuk dihen detaje të tjera rreth ngjarjes.