Mbesa e Princeshës Diana, Amelia Spencer ka zyrtarizuar lidhjen e saj të dashurisë me të dashurin Greg Mallett. Ceremonia magjepsëse e dasmës u zhvillua në Cape Town të Afrikës së Jugut.
Sipas Daily Mail çifti, të cilët janë bashkë prej 14 vitesh, kanë realizuar ceremoninë e veçantë në fermën “La Cotte.
Gazeta britanike vuri në dukje se babai i nuses, Earl Charles Spencer, nuk mori pjesë në ditën e rëndësishme. Dhe kjo sepse ai donte të shmangte kontaktin me ish-gruan e tij, Victoria, nënën e Amelias. Mediat e huaja kanë bërë me dije se Charles e kishte tradhtuar partneren e tij gjatës martesës.
Siç raporton gazeta franceze “Le Parisien”, çifti i dashuruar janë treguar mjaft diskret duke mos zbuluar se kush do të ishte i pranishëm dhe kush jo.