Bayern Munchen ka shkarkuar trajnerin Julian Nagelsmann. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Fabrizio Romano, ekspert në çështje merkatoje.
Edhe pse ka eliminuar PSG në 1/8 e Champions League dhe kishte kontratë me klubin bavarez deri në vitin 2026, Bayern ka vendosur të largojë nga stoli trajnerin aktual për ta zëvendësuar me Thomas Tuchel.
Sipas “Bild”, humbja ndaj Bayer Leverkusen 2-1, në javën e fundit të kampionatit gjerman, ka qenë kulmi për drejtuesit bavarezë.
Të premten, pritet që Tuchel të firmosë kontratën me Bayern Munchen.