Cristiano shënon dy gola në ndeshjen rekord

albnews
By
1 Min Read

Cristiano Ronaldo shënoi dy gola në fitoren e lehtë të Portugalisë ndaj Lihtenshtajnit, që ishte ndeshja e tij numër 197 me kombëtaren, që e bën futbollistin me më shumë ndeshje me përfaqësueset në histori.

Me golat e sotëm, Cristiano ngjitet në kuotën e 120 golave me kombëtaren.

Kjo ishte edhe ndeshja e parë e trajnerit Roberto Martinez në krye të Portugalisë. Ndeshja e radhës do të jetë në 26 mars, ndaj Luksemburgut.

Share This Article