Francezët ndezën rrugët e Parisit, Mbreti Charles III shtyn vizitën për arsye sigurie

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vizita e parë shtetërore e Mbretit Charles III në Francë është shtyrë për arsye sigurie, pasi francezët janë duke protestuar dhe përleshur me policinë, kundër reformës së pensioneve.
Lajmi është bërë i ditur nga presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili tha se udhëtimi zyrtar ka gjasa të ri planifikohet për fillimin e verës. Macron tha se “vizita shtetërore nuk do të kishte kuptim” në mes të protestave mbarëkombëtare.

Një vendim i përbashkët u mor nga qeveria britanike dhe ajo franceze, pasi sindikatat kërkuan vazhdimin e protestave. Udhëtimi do të ishte tre-ditor në Francë, i cili do të pasohej nga një vizitë shtetërore në Gjermani.

Francezët janë duke protestuar kundër reformës së pensioneve të miratuar nga qeveria ‘Macron’. Më konkretisht do të thotë, se që prej fillimit të prillit, francezët do të dalin në pension në moshën 64-vjeçare dhe jo 62 siç ishte më parë.

Share This Article