Inteligjenca britanike ka njoftuar se nga fillimi i marsit 2023, Rusia besohet të ketë lëshuar të paktën 71 dronw iranianë “Shahed” në objektivat në Ukrainë.
Këto sulme ndodhën pas një pushimi dyjavor në fund të shkurtit 2023. Prandaj, inteligjenca britanike ka arritur në përfundim se Rusia ndoshta ka filluar të marrë dërgesat e rregullta të një numri të vogël dronësh “Shahed”, transmeton Telegrafi.
Sipas raportin më të fundit të ministrisë britanike të Mbrojtjes, Rusia po lëshon “Shahed” nga dy drejtime, nga territori i Krasnodarit në lindje dhe nga rajoni i Bryansk në verilindje.
“Kjo i jep Rusisë fleksibilitetin për të sulmuar një sektor të gjerë të Ukrainës, dhe shkurton kohën e fluturimit drejt objektivave në veri të Ukrainës. Mund të jetë gjithashtu një përpjekje e mëtejshme e Rusisë, për të dobësuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës”, thuhet në raportin e inteligjencës.
Kujtojmë se më 9 mars, SHBA vendosi sanksione ndaj kompanive nga Kina që furnizonin Iranin me pjesë për “Shahed”.