Tronditet futbolli gjerman, tifozi humb jetën në tribunë gjatë ndeshjes

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tifoz u rrëzua pa ndjenja gjatë ndeshjes së Bundesligës këtë të shtunë mes Schalke 0-3 Bayer Leverkusen dhe ndërroi jetë.

“Jemi të hidhëruar të raportojmë se një tifoz u rrëzua pa ndjenja në tribunën jugore sot dhe ndërroi jetë pavarësisht përpjekjeve nga mjekët. Mendimet tona janë me miqtë dhe familjen e tij. Pusho në paqe,” shkroi Schalke në kanalet e komunikimit.

Spektatori mori ndihmë mjekësor dhe tifozët nga të dyja skuadrat ndaluan së kënduari dhe ulën flamujt pasi u informuan për urgjencën mjekësore nga spikeri i stadiumit në fund të ndeshjes.

“Ky lajm tregon se ka gjëra shumë më të rëndësishme se humbja. Ngushëllime familjes,” tha trajneri i Schalke, Thomas Reis.

Share This Article