Italia i vë veto BE-së për Venezuelën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Italia ka bllokuar një rezulotë të përbashkët të Bashkimit Europian, e cila njohin Juan Guaido si Presidentin legjitim të Venezuelës.

Deri më sot janë 19 vende të Bashkimit Evropian e pranojnë Juan Guaido si president të Venezuelës të zgjedhur nga Asamblea Kombëtare deri në zgjedhjet e ardhshme të lira.

Janë ende 9 vende të tjera mes të cilave Italia, të cilat e mendojnë ndryshe.

Kryetari i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, ka zgjedhur një ditë më parë selinë e urdhrit të gazetarëve të huaj në Romë për të bërë publik vendimin e Bashkimit Evropian, duke u shprehur se është e parpanueshme që Italia është në krah të Maduros.

Qeveria Conte ka dalë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme me një notë zyrtare ku shprehet se “Italia mbështet dëshirën e popullit venezuelian për të arritur sa më shpejt në zgjedhjet e reja presidenciale të lira e transparente”, pa përmendur as Presidentin Maduro e as Juan Guaido.

Sipas mediave italiane, qeveria e Romës ka vendosur veton për mospublikimin dje të një rezolute të përbashkët të 28 vendeve europiane kundër regjimit të Maduros.

Ky qëndrim i qeverisë italiane, ka çuar dhe në një çarje të brendshme mes koalicionit qeverisës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply