Në seancën gjyqësore në ngarkim të shtetases ruse të akuzuar për spiunazh, Prokuroria e Elbasanit kërkoi për Svetlana Timofeva-n që të mos ekstradohet në Rusi.
Sot ishte parashikuar të jepej vendimi nëse do të ekstradohej ose jo, por u shty për më datë 14 prill.
Vetë Timofeva ka kërkuar azil në Shqipëri duke pretenduar se në Rusi i rrezikohet jeta.
Ndërkaq, nga shteti rus ka mbërritur një kërkesë fillimisht në Ministrinë e Drejtësisë e më pas në Prokurorinë e Elbasanit, ku kërkohet qe kjo shtetase te ekstradohet në Rusi, pavarësisht se në vendin tonë ka një hetim ndaj saj.
Ngjarja:
Dy rusët, Svetlatana Timofoeva, Mikhail Zorin dhe ukrahinasi Fiodor Mihailoviç u arrestuan ne date 20 gusht kur ndodhi edhe incidenti në uzinë.
Tre personat po fotografonin ambientet e uzinës ndërsa përpiqeshin të hynin brenda saj, u pikasën nga ushtarët shqiptarë që u kërkuan që të ndalonin.
Mikhail Zorin sulmoi ushtarin duke e spërkatur me një spraj të dyshuar kimik. 3 personat u arrestuna dhe ndërkohë u sekuestrua makina me të cilën lëviznin.
Tashmë mbi ta rëndon zyrtarisht akuza e “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”. Gjykata ka vendosur ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg”.