Një pensioniste nga Anglia ka gjetur në bananet që bleu në një treg një bretkosë të vogël. Jan Giovinazzo bëri pazarin e përjavshëm tek një dyqan që shkon sa herë dhe bleu një tufë me banane.
Kur shkoi në shtëpi, ajo pa ngjitur në njërën nga bananet një bretkocë e cila ka udhëtuar 3200 milje larg nga Bregu i Fildishtë i Afrikës, në Epsom, Angli.
Jan bëri kërkimin e saj dhe beson se është një bretkosë Reed – e cila zakonisht jeton në pyjet e ultësirës subtropikale ose tropikale.
“Po shkoja drejt lavamanit për ta qëruar kur vura re diçka në të. Duke parë më afër, kuptova se ishte një bretkosë e vogël. Më duhet të them se ishte shumë e lezetshme. Pra pas udhëtimit të tij të gjatë ai ishte i përgjumur. Hapi im tjetër ishte ta mbaja atë ngrohtë. E mbajta pranë radiatorit gjithë natën dhe shpëtoi. Siç thashë ai ishte i lezetshëm, por është e paligjshme të lëshosh një specie jo-vendase në botën e jashtme”, është shprehur 71-vjeçarja.
Bretkosa po jeton në karantinë para se të kthehet në shtëpi.
Oficeri i kafshëve në RSPCA, Louis Horton, tha se udhëtari i vogël ishte më i vogël se një monedhë: Ne e kemi identifikuar bretkosën si një bretkosë kallamishte e malit Nimba, një specie bretkosash që zakonisht gjendet në Bregun e Fildishtë. Astoperi ynë i vogël është riemërtuar “Lidl” dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Dëshirojmë të falënderojmë Xhenetin për kujdesin kaq të madh për Lidl. Bretkosat që vijnë nga vende të ndryshme mund të kenë nevoja specifike duke përfshirë temperaturën e kontrolluar, ndriçimin dhe lagështinë.
Ata nuk do të kishin shumë gjasa t’i mbijetonin temperaturave të Britanisë së Madhe jashtë dhe është një shkelje sipas Aktit për jetën e egër që t’i lëshojnë ose t’i lejosh ata të arratisen në natyrë. Ato duhet të kthehen në kopshte zoologjike ose parqe të kafshëve të egra, të cilët kanë njohuritë dhe lehtësitë e nevojshme për t’u kujdesur siç duhet për ta”.