Komuniteti shqiptar në Londër organizoi si kurrë më parë, një protestë të madhe pas lumit me lajme kundër tyre dhe gjuhës së përdorur nga politika atje. Ata kundërshtuan me forcë etiketimet dashakeqe, teksa prej dekadash kontribuojnë me taksa për Britaninë.
“Është një nga komunitetet më të mira, më shembullore këtu në Londër, më të mirë-integruara. Pra kur them është një komunitet shumë mirë, i integruar dhe i organizuar, çdo qasje tjetër nuk ka të bëjë me realitetin e komunitetit shqiptar këtu në Britaninë e Madhe”, u shpreh ambasadori Qirjako Qirko.
“Në Britaninë e Madhe ka një numër shumë të madh të emigrantëve në krahasim me këta që i cilësojnë kriminel, të atyre që janë të suksesshëm, arkitekt, doktor, janë këshilltar që e mbulojnë këtë anën negative por që fatkeqësisht ne nuk dimë ti promovojmë”, tha Abedin Bajraktari, emigrant i ligjshëm për mbi 25 vite në Angli.