Macron e Von der Leyen në Kinë, “polici i mirë” dhe “polici i keq” i Europës takohen me Jinping

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Europa vijon përpjekjet për të bindur Kinën të ndërmarrë hapa për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe shefja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, po zhvillojnë një vizitë në Pekin, ku do të takohen me presidentin kinez Shi Xhinpin.

Më herët, vendin e vizitoi kancelari Olaf Scholz dhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez. Macron dhe Von Der Leyen pritet të përcjellin një mesazh uniteti, edhe pse Kina përpiqet të shfrytëzojë krisjet e mundshme në aleancën europiane.

Synim i vizitës është gjithashtu përmirësimi i marrëdhënieve gjithnjë e më të tensionuara tregtare mes Bashkimit Europian dhe Kinës, partneri më i madh tregtar i tij. Sa i përket çështjes së luftës në Ukrainë, me përpjekjet e tij për të angazhuar Vladimir Putin, presidenti francez pritet të luajë rolin e policit të mirë.

Një zëdhënës i pallatit të Elizesë tha për gazetarët se Macron shihte pika takimi te propozimi kinez për fundin e luftës. Sakaq, disa e kanë cilësuar Von Der Leyen si “policen e keqe” nga Brukseli, për shkak të marrëdhënies së fortë me presidentin Biden dhe mbështetjes se zëshme për qëndrimin e NATO-s.

Share This Article