Uluru-Kata, i njohur edhe si Ayers Rock, dhe ishulli Kangur, janë dy atraksionet turistike në Australi, të cilat janë pjesë e një liste të fundit të New York Times si dy vende, të cilat duhet të vizitohen patjetër në vitin 2013.
Uluru-Kata është një nga vendet më magjepsëse në Australi, por edhe në të gjithë botën. Kompleksi shkëmbor me ngjyrën e tij karakteristike të kuqërremtë, që ndryshon sipas orës, është edhe një vend i shenjtë për popullsinë aborigjene që e adhuron prej 10 mijë vite më parë.
E ndodhur në një zonë shumë pak të populluar, më shumë se 330 kilometra nga qyteti më i afërt, Alice Springs, Uburu është edhe pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Ndërkohë, ishulli “Kangur” ndodhet në bregun perëndimor të Australisë. Me një sipërfaqe prej rreth 4,500 kilometra katrorë, Kangaroo Island është i njohur për peizazhet e mrekullueshme, faunën e pasur dhe historinë unike.
Eksplorimi i ishullit është një përvojë unike për turistët. Me plazhe të çuditshme, ura natyrore, shkëmbinj të shkëlqyeshëm, dhe gjallesat e shumta, ku mbizotërojnë kangurët. Parku, gjithashtu ka disa prej peizazheve më të mrekullueshme në Australi, siç janë Cape Willoughby, Admirals Arch dhe Remarkable Rocks.