ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera 4 hours ago
Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit, Artan Fuga fiton ‘Autori më i mirë i vitit’ 4 hours ago
Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare 4 hours ago
Fitch rrit vlerësimin e Greqisë për shkak të një pozicioni të fortë fiskal 6 hours ago
Trump blen të paktën 82 milionë dollarë në obligacione që nga fundi i gushtit, tregojnë zbulimet 6 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Në pritje për lirimin e Nezir Mehmetajt nga burgu i Serbisë, familjarëve u janë ndaluar edhe vizitat

albnews by albnews
11 April, 2023
in Kosova
0
Në pritje për lirimin e Nezir Mehmetajt nga burgu i Serbisë, familjarëve u janë ndaluar edhe vizitat
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nezir Mehmetaj nga Klina vazhdon të mbahet në burgun e Serbisë tash e gati katër vjet. Familja po presin ndihmën e shtetit pasi atyre edhe u është ndaluar që të shkojnë e ta vizitojnë, megjithëse shprehen të zhgënjyer që deri tani nuk gjetën asnjë përkrahje për këtë rast. Ministrja Haxhiu i ishte drejtuar homologes së saj serbe duke i kërkuar transferimin e Mehmetajt në Kosovë dhe të një tjetër kosovari që mbahet në Serbi.

Dyert janë të hapura e brenda kësaj shtëpie në Rudicë të Klinës, qëndron një nënë në pritje të djalit të saj që gjendet i burgosur tash e gati katër vite në Serbi.

RelatedPosts

Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare

Tjetër mbrëmje historike, Kosova mund Slloveninë dhe i bashkohet Shqipërisë në ‘play off-in’ e Botërorit

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

E rënduar nga shëndeti por e freskët nga kujtesa, Nazlije Mehmetaj, tregon për RTV Dukagjinin momentin kur djali i saj Neziri u ndalua nga autoritet serbe në kufi më Kosovën.

“E lanë në veturë një cop herë, na pritë se po na i japin dokumentet, ata nuk na i dhanë, ai tha qitu s’po vjen era e mirë”.

E malli për të vetëm sa vjen e rëndohet sidomos kur tani familjarët nuk mund të komunikojnë me të as përmes telefonit.

Nëna e tij tregon se edhe vet kishte tentuar ta marr këtë rrugë në të cilën iu arrestua djali.

“Vjet në verë kam qenë dy herë, një herë me kanë lënë me hy e herën tjetër jo”,  ka deklaruar Nazlije Mehmetaj.

Nezir Mehmetaj u arrestua nën dyshimin se kishte qenë ushtar i UÇK-së e se kishte marr pjesë në vrasjen e ndalimin e disa personave në Klinë por nëna e tij tregon se ai as që kishte qenë në Kosovë gjatë luftës sepse jetonte në një shtet evropian.

Ajo shprehet e zhgënjyer me gjithë ngjarjen përfshirë punën e institucioneve të Kosovës për këtë rast.

Mehmetaj ka shtuar se “Kemi kërkuar,  s’kemi lënë derë pa trokitur për të. As nuk ka qenë veteran, e as nuk ka qenë në luftë, veç që po munden e pe mbajnë të arrestuar”.

Për problemet që kjo familje ka për ta vizituar djalin e  tyre, ka shkruar edhe Blerim Vela, shefi i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Sipas tij, Serbia po bënë shkelje të marrëveshjeve të Brukselit nga regjimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Javë më parë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu iu drejtua autoriteteve serbe përmes një letre për këtë rast dhe një tjetër.

Haxhiu,  i është drejtuar ministres së Drejtësisë të Serbisë, Maja Popoviq, për transferimin e Nezir Mehmetajt në Kosovë, si dhe të një kosovari tjetër, Petrit Dula, i dënuar me dy vjet burgim nga Gjykata në Serbi për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

16 November, 2025
Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit, Artan Fuga fiton ‘Autori më i mirë i vitit’

Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit, Artan Fuga fiton ‘Autori më i mirë i vitit’

16 November, 2025
Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare

Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare

16 November, 2025
Fitch rrit vlerësimin e Greqisë për shkak të një pozicioni të fortë fiskal

Fitch rrit vlerësimin e Greqisë për shkak të një pozicioni të fortë fiskal

16 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result