ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra! 12 hours ago
Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias 13 hours ago
Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin 13 hours ago
Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz 13 hours ago
Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri 13 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Vuçiq: Kosova s’do të njihet në kufijtë e saj ekzistues

albnews by albnews
22 October, 2019
in Kosova
0
Armët serbe në duart e xhihadistëve, aferat e krerëve të partisë së Vuçiçit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq në një intervistë për të përditshmen austriake ‘Der Standard’ , përjashtoi mundësinë se Beogradi mund ta njohë Kosovën brenda kufijve aktualë.

Vuçiqi, siç raporton kjo gazetë, deklaroi se s’ka mundësi që Beogradi ta njohë Kosovë, megjithëse, thotë të ketë dëgjuar nga SHBA-ja se BE-ja ka ndryshuar qëndrimin e saj dhe se mund të kërkojë njohje nga Beogradi.

I pyetur nëse Serbia do ta njohë ndonjëherë Kosovën si një anëtar të barabartë të bashkësisë ndërkombëtare, Vuçiqi u përgjigj ‘kjo është një pyetje e vështirë për serbët’, përcjellë Koha.net.

RelatedPosts

“Turpëroi europianët që lejojnë vazhdimin e kësaj padrejtësie”/ I dërguari i Trump komenton takimin e Ramës me Thaçin: Kryeministri shqiptar ka të drejtë

SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Fshehu mijëra paunde në çorape, kapet në aeroportin Adem Jashari

Megjithatë, shprehet ai, “duam të shohim çka thonë në Prishtinë”.

“Sigurisht duam të dëgjojmë edhe BE-në. Deri tash, BE-ja nuk ka vendosur asnjë parakusht për Serbinë. Por kemi dëgjuar nga amerikanët se kjo gjë mund të ketë ndryshuar”, tha Vuçiqi.

Ai theksoi se ekziston vetëm një kusht për rifillimin e dialogut.

“Prishtina duhet ta heqë taksën dhe atëherë duhet t’i diskutojmë gjërat pa parakushte. Sidoqoftë, nëse para dialogut të mundshëm thuhet “ne nuk po flasim për territore, nuk po flasim për autonomi për veriun, atëherë për çfarë duhet të flasim”? Në këto kushte, nuk ka negociata”, u shpreh Vuçiqi.

Në konstatimin se fituesi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë Albin Kurti është treguar i gatshëm të heqë taksën, me kusht që Serbia të pranojë targat e Kosovës, Vuçiqi u përgjigj se lideri i Vetëvendosjes me siguri nuk e ka lexuar Marrëveshjen.

“Ekziston marrëveshja për targat, sipas të cilës automjetet me targa të Kosovës duhet të vendosin mbingjitëse dhe e kundërta. Nëse Kurti dëshiron të negociojë diçka tjetër atëherë të shohim çfarë mund të bëjmë. Ata asnjëherë nuk kanë qenë shtet dhe janë të frustruar, prandaj flasin aso marrish”, i ka thënë ai “Der Standardit” austriak, përcjell Koha.net.

Në lidhje me ndërrimin e gjeneratave pas zgjedhjeve dhe ndikimit të mundshëm në dialog, Vuçiq ka shprehur drojë nga ky ndikim.

“Gjatë ditëve të fundit deklaratat e tyre publike kanë qenë tri herë më të zeza se deklaratat e Hashim Thaçit dhe të Ramush Haradinajt”, ka shtuar ai.

Në lidhje me “Shengenin e vogël” Vuçiq ka rikujtuar se tani na duhen pasaporta për të udhëtuar në Tiranë Ose Shkodër. Nga fundi i vitit do të arrijmë që të mund të udhëtojmë vetëm me letërnjoftime”, ka sqaruar Vuçiq nismën e dakroduar me kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe me Shqipërinë.

Siç ka sqaruar Vuçiq për këtë medium, qëllimi është të mos ketë më kontrolle kufitare, por ka shtuar se kjo nuk do të arrihet lehtë.

“Po ashtu duhet të eliminojmë barrierat dhe pengesat nëpër kufij për transportin e mallrave, meqë kështu mund të kursejmë më shumë se shtatë për qind të shpenzimeve operative. Po punojmë që lejet e punës të dhëna në Shqipëri të vlejnë edhe në Serbi”, ndërsa ka shtuar se një union i tillë doganor është reale të arrihet deri në fund të vitit 2022.

“Por duhet të shohim çfarë të bëjmë me Kosovën…”, ka shfaqur dilemën, ndërsa në konstatimin se deri më tash Kosova në Kushtetutë figuron si pjesë e Serbisë, dhe nëse është i mundshëm ndryshimi ose marrëveshja në lidhje me këtë, Vuçiq ka thënë se do bëjë çdo gjë që të arrihet marrëveshja, meqë kjo do të siguronte të ardhmen e kombit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!

Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!

21 December, 2025
Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias

Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias

21 December, 2025
Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin

Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin

21 December, 2025
Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz

Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz

21 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result