ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës  2 minutes ago
“E ka thënë vetë që është martuar me burrë”, Berisha për akuzat ndaj Gonzatos: Kërkoj ndjesë, por nuk ishte fyerje  4 minutes ago
Kina vë në shërbim aeroplanmbajtësen më të re ‘Fujian’ 9 minutes ago
Shërbimi i inteligjencës austriake zbulon një depo armësh të lidhura me Hamasin në Vjenë 11 hours ago
Krijimi i qeverisë së re të Kosovës rrezikon të dështojë – PDK, LDK dhe AAK nuk mbështesin Konjufcën për kryeministër 11 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Eurodeputetët dënojnë shtyrjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin

albnews by albnews
22 October, 2019
in Albania, Maqedonia
0
Eurodeputetët dënojnë shtyrjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Liderët e grupeve më të mëdha politike në Parlamentin Europian njëzëri e dënuan shtyrjen e vendimit që BE-ja të bëjë hapa të reja në procesin aderues të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Ne kemi futur në Ballkan doza të stabilitetit, sepse kjo është përgjegjësi e jona”, paralajmëroi lideri i grupit të Partisë Popullore Europiane në PE, Manfred Veber.

RelatedPosts

Balla: Administrata publike, më e vlerësuara në rajon sipas progres-raportit të BE-së

Bylykbashi: Administrata publike po përdoret si instrument politik në zgjedhje

Marta Kos kundër sulmeve të Berishës ndaj ambasadorit të BE-së: Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së

Ai gjatë debatit në Parlamentin Europian vlerësoi se as Maqedonia e Veriut, as Shqipëria nuk e kanë marrë perspektivën që meritojnë.

“Kërkuam shumë prej atyre vendeve, ndërsa tani dera iu mbyll para fytyrës. Po e humbim kredibilitetin dhe kjo është serioze”, porositi Veber.

Ai u shpreh në faktin se të gjithë liderët të cilët vijnë nga Partia Popullore Europiane në samitin në Bruksel kanë dhënë mbështetje për zgjerimin, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri holandez Mark Ruthe, të cilët i takojnë opsionit liberal, ishin “vetë kundër të gjithëve”.

Garsija Peres nga radhët e socialdemokratëve evropianë vlerësoi se zgjerimi mund vetëm të sjell “jetë të re” në BE.

“Pranimi i Ballkanit Perëndimor jo vetëm që do të kontribuojë për stabilitetin në rajon, por edhe stabilitet të tërë BE-së”, theksoi Peres.

Lideri i grupit të liberalëve evropianë, në të cilin gjenden edhe deputetët francezë nga partia e Macronit, Dacian Ciolos deklaroi se zgjerimi duhet të mbetet në zemrën e politikës së BE-së.

“Nuk mund të mendojmë Europë të fuqishme, e të mos jetë e hapur ndaj fqinjëve, veçanërisht ndaj atyre të cilëve besojnë në të ndoshta edhe më fuqishëm sesa disa vende anëtare”, shtoi Cipras.

Ai theksoi se “Europa duhet të mbetet motor i reformave demokratike, ndërsa dera e saj është e hapur”.

Të gjelbrit europianë kanë pasur ndoshta edhe kritika më të ashpra ndaj presidentit francez për shkak të vendimit për ta bllokuar hapjen e negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Përfaqësuesi i Të gjelbërve në PE, Filip Lamberts e theksoi përcaktimin e qartë të vendeve nga Ballkani Perëndimor për t’u inkuadruar në BE.

Vendimin që të mos respektohen obligimet e ndërmarra nga ana e BE-së, Lamberts e vlerësoi si “gabim serioz të Këshillit Europian” dhe kërkoi nga Unioni të bëjë punë reale nëse ekziston vullnet politik për këtë.

“Nëse ju kujtohet, Emanuel Macronin e përshëndetëm si një europian të madh. Por me kalimin e kohës e kuptuam se nuk është as i madh, as europian”, konkludoi Lamberts.

Kryetarët ende aktual të Këshillit të Europës dhe të Komisionit Europian, Donald Tusk dhe Jean Claude-Junker në fjalimin e tyre të fundit në Parlamentin Europian theksuan se përçarja e vendeve anëtare rreth hapave të reja në procesin e zgjerimit të BE-së është “gabim i madh”./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës 

Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës 

7 November, 2025
“E ka thënë vetë që është martuar me burrë”, Berisha për akuzat ndaj Gonzatos: Kërkoj ndjesë, por nuk ishte fyerje 

“E ka thënë vetë që është martuar me burrë”, Berisha për akuzat ndaj Gonzatos: Kërkoj ndjesë, por nuk ishte fyerje 

7 November, 2025
Kina vë në shërbim aeroplanmbajtësen më të re ‘Fujian’

Kina vë në shërbim aeroplanmbajtësen më të re ‘Fujian’

7 November, 2025
Shërbimi i inteligjencës austriake zbulon një depo armësh të lidhura me Hamasin në Vjenë

Shërbimi i inteligjencës austriake zbulon një depo armësh të lidhura me Hamasin në Vjenë

6 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result