Një goditje e fortë ndaj rrjeteve të prodhimit dhe trafikimit të fentanilit në Meksikë dhe Kinë u arrit të premten nga autoritetet amerikane. Sipas asaj që bëri të ditur Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara, të pandehur konsiderohen edhe 28 anëtarë të kartelit famëkeq meksikan të Sinaloas, ndërsa mes tyre janë edhe djemtë, “El Chapo”.
Sipas asaj që tha shefja e zbatimit të ligjit të drogës në SHBA, Ann Milgram, ky opioid i veçantë konsiderohet si “kërcënimi më i madh për amerikanët sot”.
Akuzat u ngritën ndaj tregtarëve kinezë dhe “Chapitos”, tre djemve të “El Chapo”, të cilët tani kontrollojnë biznesin e tij.
Pas përfundimit të operacionit, i cili u zgjerua në 10 vende (Australi, Austri, Kinë, Kolumbi, Kosta Rika, Greqi, Guatemala, Meksikë, Panama dhe Shtetet e Bashkuara), u ngritën ndjekje penale nga disa gjykata amerikane për trafik droge dhe armësh si dhe sanksionet nga Departamenti Amerikan i Thesarit ndaj dy kompanive kimike kineze, Ëuhan Shuokang Biological Technology dhe Suzhou Xiaoli Pharmatech, dhe individëve të lidhur me to.
Në të njëjtën kohë, Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për kapjen e dy djemve të kërkuar të “El Chapo”, ndërkohë vetë Guzman Lopez, është kapur.
Tetë nga të pandehurit e tjerë mbahen tashmë nga qeveritë e huaja dhe Shtetet e Bashkuara do të kërkojnë ekstradimin e tyre, tha Garland.
Fentanili opioid sintetik është shkaku kryesor i afro 102,000 vdekjeve nga mbidoza në SHBA në 12 muajt deri në tetor 2022.