Kurti: Ajo çfarë është dakorduar në Ohër duhet të zbatohet – jo pjesërisht por plotësisht

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  ka thënë se marrëveshja e arritur në Ohër duhet të zbatohet plotësisht.

Kurti më tej ka shtuar se nuk duhet të ketë zbatim të pjesshëm dhe as vonesa në zbatimin e saj.

 “Ne kemi kaluar 2 vitet e fundit në Bruksel duke diskutuar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Më 18 mars në Ohër, HR/VP Josep Borrell shpalli zyrtarisht marrëveshjen. Ajo që është rënë dakord tani duhet të zbatohet plotësisht dhe menjëherë. Asnjë zbatim i pjesshëm dhe pa vonesa”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Kujtojmë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ditë më parë ka deklaruar se do të zbatojnë disa pjesë të marrëveshjes.

Takimi i radhës në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiqit pritet të mbahet më 2 maj 2023.

Kosova dhe Serbia janë dakorduar për propozimin e Bashkimit Evropian dhe për zbatimin e aneks marrëveshjes.

Ky takim që pritet të mbahet së shpejti mund të sjellë nënshkrimin për deklaratën për çështjen e personave të pagjetur.

Share This Article